Lajmet e fundit
Justin Gatlin thotë se u përjashtua nga Gara e Pekinit në Atletikë pas takimit që pati me organizatorët e kësaj sfide atletike.

E gjithë kjo erdhi pas takimit që patën me atletin amerikan i cili është ndaluar nga veprimtaria e atletikës për shkak se ka rezultuar pozitiv në përdorimin e subsatancave të ndaluara të quajtura doping më parë.
33-vjeçari duhej të garonte në Kinë të mërkurën, aksion ky i cili vie pas shënimit të rekordit prej 9.74 sekondave në distancë 100 metra njëherazi një prej rekordeve më të shpejta në histori të atletikës, transmeton Klan Kosova.
Pritet që atleti të marrë përgjigje zyrtare nga organizatorët kinez.
I pyetur nëse arsyeja e ndalimit të veprimtarisë është për shkak të reputacionit të tij, menaxheri i tij Renaldo Nemeiah tha se arsyeja e ndalimit është lëndimi të cilin atleti e kishte pësuar më pas, gjë që i bën organizatorët që të kenë kujdes lidhur me mirëqenien e vrapuesit amerikan. / klankosova.tv