Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është shembur rruga dhe janë dëmtuar dy banesa.
Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime, raporton TCh, transmeton Klankosova,tv
Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin.
Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 .1 metra teksa banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.