Tre krerëve institucionalë iu prin togu ceremonial i Forcës së Sigurisë.
Ushtarakët vendosin kurorën e përbashkët në emër udhëheqësve të shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak, kur të hënën u shënua 25 vjetori i masakrës, raporton Klan Kosova.
Më pas me heshtje nderohen 45 civilët që u vranë e masakruan në Kodrën e Bebushit.
Shefja e shtetit theksoi se çdo përvjetor do kërkojnë që autorët të marrin dënimin e merituar. E në akademinë përkujtimore, Vjosa Osmani akuzoi Serbinë se deshi shfarosjen e shqiptarëve.
Vrazhdësinë e pushtetit jugosllav e kritikoi edhe shefi i qeverisë, sipas të cilit nuk u kursye kush. Për Albin Kurtin, mohimi i Reçakut nga shteti i Aleksandar Vuçiqit, nisi që kur zvarriti për një muaj varrimin e të vrarëve.
E kryeparlamentari Glauk Konjufca beson se 15 janari 1999, i hapi sytë faktorit ndërkombëtar për Kosovën.
Me mesazhin që Reçaku të mos harrohet, u bënë edhe homazhe tek varrezat e u ngushëlluan familjarët. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=nnRn8M3cLWI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.