Ka vdekur në moshën 73 vjeçare, akademikja, Edi Shukriu.
Tashmë e ndjera njihet për kontribut të madh sidomos në fushën e arkeologjisë, ku ka qenë e përkushtuar për një periudhë të gjatë, por edhe në histori, letërsi e kulturë, raporton Klan Kosova.
Bashkëpunëtorët e kujtojnë si një grua të fortë, e cila ka lënë pas një biografi të bujshme.
Në vitet 90-ta, ajo u inkuadrua edhe në procese tjera, edhe politike, ku për një kohë ka drejtuar Forumin e Gruas së LDK-së, ishte bashkëthemeluese e partisë Alternativa Demokratike, e shquhet për angazhim për barazi gjinore.
Mbledhja komemorative për të ndjerën do mbahet të mërkurën në Akademinë e Shkencave, ku ishte anëtare, teksa pasdite do varroset në Prizren.
https://www.youtube.com/watch?v=7zw1sw2z4ZM
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.