Më datën 28 nëntor është kujtuar veprimtari nga Podujeva, Shaban Shala, i cili dekada më parë i kishte kushtuar jetën flamurit, duke e rrezikuar veten vazhdimisht për ta promovuar simbolin kuq e zi në Ditën e Pavarësisë.
Si udhëheqës i NDSH-së, ai kishte urdhëruar që flamuri të vendoset në çdo qytet ku ka shqiptarë, e më pas edhe që dy flamuj të vendosen në lokomotivën e trenit që shkonte në Beograd, si mesazh për Josip Broz Titon.
Për pasojë të veprimeve të tij, ai ishte i burgosur disa herë, teksa para se të lirohej edhe ishte vrarë.
Flamujt që Shala nuk i ndante nga vetja ishin të qepur nga bashkëshortja e tij, Sadia.
https://www.youtube.com/watch?v=gTpMZNIYcBY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.