Gjate një përleshje ditën e martë në Prishtinë, në mes katër personave, njëri nga këta ka nxjerrë një revole në drejtim të viktimave e më pas është larguar.
Viktimat, një femër dhe një mashkull, kanë raportuar rastin në polici, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, njësiti policor në veturën e të dyshuarve ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të llojit “Cërvena Zastava” me një karikator dhe nëntë fishekë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.