Xheraldina Vula, nëna e rep-artistit Ledri Vula ishte e ftuara e radhës e gazetares Gentiana Gashi në “Weekend” në Klan Kosova.
Në këtë intervistë të thellë e të hapur, ajo foli edhe për humbjen e babait të saj, transmeton Klankosova.tv.
Xherladina tha se babai i vdiq nga virusi Covid-19, por që në të njëjtën kohë, i sëmurë nga ky virus ishte dhë vëllai i saj, e në momentin që vëllai i shpëtoi, ishte ai gëzim që e mbajti të fortë Xherin pas humbjes së të atit.
“Unë në çdo hap bëj fotografi. Mund të ta them një detaj që kur më vdiq baba nga Covidi, e gjeta vëllanë, i shkonin lotët, dhe ma bënte ‘a e din sa i varfër jam, kam shumë pak foto të babës në telefon’. I thash nuk je i varfër, se i ka motra jote”.
“I shënoj momentet, sepse ato momente mua më ndihmojnë për diçka tjetër që unë e kam shumë për zemër, e që është poezia”, u shpreh Xheri.
“Në rast se duhet me i mbrojt njerëzit përreth, bëhem shumë e fortë. Kur më vdiq baba, unë nuk e k kam lëshuar asnjë lot, kjo nuk do të thotë që kam qenë më e fortë. Por e di që më është dasht me mbrojt vëllanë, sepse ka qenë shumë keq nga Covidi dhe vëllai mezi më ka shpëtu. Dhe ai gëzimi që më ka shëptu vëllai dhe nusja e vëllait më mbanin të fortë nga humbja e babait. Sepse në fund, babai ka qenë yllë në jetë e tij, dhe pleqërinë e ka pasur të bukur”.
https://www.youtube.com/watch?v=Yj-KRdiS5OQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.