Robin Krasniqi përloti shumë shqiptarë gjithandej botës kur u shpall kampion bote në boks, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Por, edhe kampionët kanë emocione të forta që i përlotin. Një të tillë e pati edhe vetë Robin Krasniqi.
Atë e bëri të qajë komentatori i meçit të së shtunës Emanuell Syla.
Në një komunikim që Robin Krasniqi e pati me komentatorin e Art Motion dhe gazetarin e Klan Kosovës Emanuell Sylën, ai i ka rrëfyer se sa fort e ka ndjerë komentimin e këtij të fundit.
“Kur e kam ndëgju komentimin ton, kom kajt me lot”, thuhet në mesazhin e tij.
Por, as Emanuell Syla nuk “shpëtoi” nga lotët në këtë natë kur emocionet e të gjitha shqipeve ishin në kulminacion.

Haxhi Krasniqi e shkroi historinë të shtunën mbrëma duke u bërë shqiptari i parë që u shpall kampion i botës në boksin profesionist.
Me nokatuimin e gjermanit Dominic Boesel në raundin e tretë, Krasniqi u shpall kampion i botës në WBA dhe IBO.
https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/2689975854577644/UzpfSTE0NDY1OTYxOTE6MTAyMTc4NzM3MjQ1MDE4ODc/
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.