Të paktën 15 persona raportohen të vdekur dhe 4 të tjerë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Kinë. Në jugperëndim të vendit në Chongqing, përrenjtë sezonalë goditën zonat malore, pas shirave të rrëmbyeshëm që nga e hëna.
Përmbytjet prekën jetën e 130,000 njerëzve në 19 rrethe dhe qarqe, derisa u dëmtuan mbi 7,500 hektarë të mbjella. Të mërkurën filluan të pastrohen rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut, raporton Klan Kosova.
Këto përmbytje vijnë pas disa tjerash në pjesë të ndryshme të vendit, derisa dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar. Vetëm në provincën jugperëndimore Sichuan, më shumë se 85,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë.
Përmbytjet sezonale godasin çdo vit pjesë të mëdha të Kinës, veçanërisht në jugun gjysmë tropikal, megjithatë, disa rajone veriore këtë vit kanë raportuar situatat më të këqija në 50 vjet.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e Kinës, përfshirë Pekinin, po përballet me valët e të nxehtit që mbërritën më herët dhe që kanë zgjatur për më shumë ditë rresht në disa dekada.
Temperaturat në kryeqytet parashikohet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=krDecExrtAA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.