Reshjet e shumta të shiut vërshuan Kuzminin e Fushë Kosovës, duke lënë banorët të bllokuar brenda shtëpive të tyre të premten.
Në ndihmë atyre iu dolën zjarrfikësit që i evakuuan me ndihmën e barkave. Të parët që arritën të largohen suksesshëm nga shtëpia ishin prindërit bashkë me një fëmijë pesëditësh.
Qëndrimin të ngujuar, të shpëtuarit thanë se s’e patën hiç të lehtë, njofton Klan Kosova.
“S’kena pasë as me hanger as me pi, kena mbetë brenda, tash po shkojna te familjet ku të mundemi”, u shpreh njëri nga banorët.
Gjatë së premtes nga shtëpitë atje u larguan afro 40 persona. Teksa, shumë vetura që tentuan të hynë brenda fshatit mbetën në ujë dhe u larguan më pas me ndihmën e zjarrfikësve.
https://www.youtube.com/watch?v=ruQ0bSioadY
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.