Kohën në Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare, nuk e cilëson si punë, po si një mision drejt kontributit të krijimit të vendeve të reja të punës.
E ftuara e programit të mëngjesit ishte Nora Hasani, drejtuese e Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare, ku biseduam rreth rezultateve të studimit të Prezantimit të Studimit të Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve".
Për të bërë të mundur këtë studim, i cili ka për qëllim gjenerimin e propozimeve për reformat që i kërkojnë vetë bizneset, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka mundësuar intervista me disa kompani nga sektorë relevant. Kjo rezultoi në një seri rekomandimesh konkrete duke filluar nga reformat e TVSH-së deri tek propozimet në lidhje me infrastrukturën e sigurt publike, duke adresuar kështu disa nga barrierat kryesore të rritjes të identifikuara nga bizneset.
Për më shumë, ndiqeni linkun poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=af55yvJHbqg&t=271s
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.