Apple Watch me ari që kushton 10 mijë dollarë amerikan, është shkatërruar përmes fuqisë magnetike që ushtron forcë deri në 294 kilogramë. Pjesa e ekranit është shkatërruar plotësisht, ndërsa pjesa që është e arit ka rezistuar.
Gjithashtu, “ora intelegjente” vazhdonte të karikohej edhe pas përplasjes. Video është publikuar nga “TechRax”, një ekspert ukrainas i cili jeton në SHBA. Ai ka bërë edhe eksperimente të tjera, me modele të ndryshme të Apple Watch.
Duke qenë se ora karikohej sërish, do të thotë se ajo mund të rregullohet dhe të punojë si e re sërish. “Kur ora karikon, kjo do të thotë se ende punon. Jam i sigurt që kjo mund të rregullohet”, është shprehur “TechRax”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.