Aktorë të sigurisë i mblodhi në një mbledhje të jashtëzakonshme, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të premten.
Temë e vetme e rendit të ditës ishte siguria dhe zgjidhja e problemeve në këtë sektor në kryeqytet, raporton Klan Kosova.
E për këtë nga Komuna thanë se intervenimet kanë nisur duke filluar nga instalimi i kamerave të sigurisë në bashkëpunim me Policinë.
Këta të fundit u zotuan se kanë rritur angazhimet hetimore dhe patrullimet në kryeqytet, për siguri më të lartë publike.
E qytetarëve nga i pari i kryeqytetit iu bë thirrje për bashkëpunim më të madh me organet e sigurisë për të evituar problemet.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Egzona Mema
https://www.youtube.com/watch?v=EP1LECkgGA0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.