Kryetari i Komunës së Prishtinës ka vendosur t'i mbyll të gjitha vendpunishtet në kryeqytet nëse evidentohen shkelje, pas shembjes së një pjese të rrugës "Don Shtjefën Kurti".
I pari i kryeqytetit tha se për shkak të gjendjes aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike, sot në mëngjes ka ftuar drejtorët e Kryeqytetit dhe ka marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të GJITHA vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”
"
Ky komision, i përbërë nga ekspertë të fushës së
- urbanizmit
- inxhinierë të licencuar
- përfaqësues të emergjencave, do të fillojë menjëherë inspektimet në të gjitha vendpunishtet aktive në Kryeqytet.
Pas pranimit të këtij raporti, dua të jem shumë i qartë:
❌Të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë!
❌Ato do t’i nënshtrohen një analize të detajuar institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokim të lejes së ndërtimit!
❌ Çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar çfarëdo parregullsie në terren do të mbahet përgjegjës.
Ftoj të gjitha subjektet ndërtimore që të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet dhe të respektojnë ligjin." - shkroi Rama.


●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.