Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.
Ai tha se ky takim u bë me qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejnë në qytet me karakter unik në botë.
“Në programin tonë për Prishtinën e përjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm. Sot u takuam me organizatorët e festivalit Sunny Hill, me të vetmin qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejmë në qytet me karakter unik në botë”, ka shkruar ai në Facebook.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.