Një kamion dhe dy vetura janë aksidentuar në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, me ç’rast është bllokuar dhe rruga.
Sipas fotografive të dërguara në redaksi nga lexues të Klankosova.tv, shihet se si një autobus urban bën manovra duke hipur mbi trotuar për të qarkulluar, si rrugëzgjidhje për të kaluar aksidentin.
Ndryshe, ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zinxhiror, derisa Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.