Dy persona me inicialet M.G dhe A.G janë arrestuar sot në Pejë, nën dyshimin se i kanë shkaktuar “Lëndim të rëndë trupor” një 16-vjeçari me inicialet E.D.
Dyshohet se dy të arrestuarit e kanë rrëmbyer 16-vjeçarin në një pikë karburanti dhe e kanë rrahur brutalisht në fshatin Ozdrim.
Bëhet e ditur se pas rrahjes, 16-vjeçarin e kanë hedhur në një rrugë në Pejë, njofton Klan Kosova.
Viktima më pas i ka raportuar në polici e këta të fundit i kanë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
https://www.youtube.com/watch?v=LiwhNGJwEcA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.