Një aksident i rëndë me një viktimë dhe pesë të plagosur ndodhi paraditen e të mërkurës pranë Fierit.
Dy automjete qe lëviznin në të njëjtin krah rruge janë përplasur në rrethrrotullimin që lidh by passin e Fierit me Levanin dhe dy autostradat e jugut të Shqipërisë.
Njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanal dhe tjetri në anë të rrugës.
Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i autoveturës Luftar Braçja 51 vjeç ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=tkb11_PcFLg
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.