Nisi për para, e devijoi edhe në tema që s’lidhen me atë për çka u thirr.
Pozitë e opozitë u përplasën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Aty po shqyrtohej Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2022, ku pozita tha se shkeljet që u gjetën qenë të vogla, raporton Klan Kosova.
“Është shumë mirë ministër që tani po flitet për 1 500 euro, më herët është folur me shifra 50 milionëshe” deklaroi Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku.
E kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami, duke iu përgjigjur koleges nga VV-ja, tha se mund të flitet për milionat që sipas saj, janë keqpërdorur edhe nga Qeveria Kurti.
Kurse udhëheqësi i dikasterit për të cilin po mbahej kjo mbledhje, Elbert Krasniqi, tha se ka ndërmarrë veprime për zbatimin e rekomandimeve që janë dhënë nga gjetjet e auditorit.
Derisa pas këtyre, përplasja kaloi në mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës, e për mos konstituimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore ku s’po merr pjesë pozita.
https://www.youtube.com/watch?v=br8-asAXbAE
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.