Sulmues të armatosur kanë rrëmbyer 25 nxënëse nga një shkollë me konvikt në veriperëndim të Nigerisë, ka konfirmuar policia. Një anëtar i stafit u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv Sulmi ndodhi në orën 4 të mëngjesit sipas orës lokale në një shkollë me konvikt në Maga, shteti Kebbi. Zëdhënësi i policisë, Nafi'u Abubakar Kotarkoshi, tha se sulmuesit ishin të armatosur me "armë të sofistikuara" dhe shkëmbyen zjarr me rojet përpara se të merrnin vajzat. Ai shtoi se ekipet e policisë po kontrollonin rrugët e dyshuara të arratisjes dhe pyjet përreth në kërkim të nxënëseve të rrëmbyera dhe autorëve. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.