Zyrtarët brazilianë besojnë se mund të kenë hasur në personin më të vjetër të gjallë në botë pasi mjekët trajtuan një grua 121-vjeçare në shtëpinë e saj.
Zbulimi tronditës u bë kur një ekip mjekësor u dërgua në rezidencën Bom Jesus da Lapa të Maria Gomes dos Reis.
Gomes dos Reis lindi më 16 qershor 1900 në fshatin Bom Jesus da Lapa të Bela Vista, sipas certifikatës së saj të lindjes. Në mënyrë të pabesueshme, ajo është ende duke banuar në qytetin e saj të vogël të lindjes, sipas gazetës braziliane G1, transmeton Klankosova.tv.
Të gjithë fëmijët e saj kanë vdekur dhe ajo tani jeton me mbesën e saj Celia Gomes, transmeton Klankosova.tv.
Gomes tha se gjyshja e saj ishte mjaft aktive deri tetë vjet më parë, kur ajo po përgatiste vaktet, lante rrobat dhe merrte pjesë në meshë. Ajo thotë se jeta e saj tani sillet rreth 'kujdesit për të'.
“Ne e dimë se ajo ka një moshë të shtyrë", tha Gomes. “Por duke e ditur se ajo është më e vjetra në botë? Edhe ne jemi të habitur”.
Stërmbesat e saj Vitória Stefani dhe Ivanilde Gomes gjithashtu ndihmojnë me radhë për nevojat e përditshme të Gomes dos Reis.
“Ajo është ende e vetëdijshme për shumë gjëra. Ajo flet me ne”, tha Vitória Gomes. “Ndonjëherë ajo harron se kush është”.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.