Katër patologë të punësuar në Spitalin e Gjilanit, deri më tani kanë punuar për QKUK-në, në mungesë të laboratorit.
Mirëpo, një i tillë u përurua këtë të premte e i cili do ti kthej disa prej patologëve në koordinim me drejtorinë e përgjithshme të ShSKUK-së
Shërbimet këtu fillimisht do të jenë të kufizuara, të cilat do të nisin për shëndetin e grave, procedura citologjike me synimin për të vazhduar me patologji të tjera.
Pos Patologjisë, u rinovua në tërësi reparti i Pulmologjisë dhe një pjesë e Radiologjisë, ku për këtë të fundit ministri Rifat Latifi tha se do të pajiset me Rezonancë Magnetike.
Ministri Latifi theksoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët e kësaj ane ti marrin shërbimet këtu dhe jo të udhëtojnë për në Prishtinë.
E para e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raci, bëri me dije se misioni i saj është t'i fuqizojë spitalet rajonale.
Të lumtur për kontributin prej 2017 nga LuxDev në sektorin publik të shëndetësisë, është edhe Luksemburgu.
"Kjo njësi e sapo rinovuar do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së poullatës, do të shpëtojë më shumë jetë dhe do të ofrojë kujdes më të mirë për pacienitët", tha, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Ditz.
Pos këtyre, të pranishëm ishin edhe Bordi i SHSKUK-së dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ku shprehën mirënjohje dhe mbështetje.
Synimi i Spitalit të Gjilanit është puna drejt rrugës për certifikim dhe akreditim ndërkombëtarë.
https://www.youtube.com/watch?v=qO6zj3wXLTk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.