05.01.2018 · përditësuar para 3089 dite1 min lexim
Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, projekt ky i nisur kohë më parë.
Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se ky është një investim i madh drejt forcimit të një nga agjencioneve më të rëndësishme siç është Shërbimi Korrektues.
Kushtet brenda Qendrës së Paraburgimit, sipas Tahirit, respektojnë parimin e dinjitetit për secilin, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, Tahiri ka deklaruar se është i angazhuar që të largojë të gjitha parregullësitë brenda burgjeve të Kosovës.
Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar i cili ka thënë se po plotësohet një standard drejt sundimit të ligjit, por edhe se kanë krijuar një përvojë të mirë në ndërtimin e objekteve të tilla.
●●●
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.