Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.
Në nderim të civilëve të vrarë, homazhe në këtë fshat bënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.
Megjithëse të pranishëm në të njëjtin vend, dy krerët e shtetit nuk u përshëndetën me njëri-tjetrin. Kështu raportoi nga vendi i ngjarjes gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
E pyetur nga gazetarja lidhur me këtë situatë, presidentja deklaroi se nuk e kishte parë kryeministrin Kurti.
“Nuk e kam parë, por kemi bashkëpunim”, u shpreh ajo./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.