Shërbimi i ri i Apple për të muzikë i quajtur Apple Music u lançua të martën. Rivalët janë të shumtë, përfshirë këtu Spotify, Rdio, Pandora e Google Play.
Për ta shfrytëzuar sa më mirë, po ju tregojmë pesë gjëra që duhet ti dini patjetër.
Si ta keni në telefonin tuaj
Përdoruesit e iPhone, iPad ose iPod Touch duhet të përditësojnë sistemin operativ në versionin 8.4.
Ata të MAC dhe PC duhet që të përditësojnë versionet e tyre të iTunes.
Kërko ndihmë nga Siri
Një mënyrë e lehtë për të mësuar si funksionon Apple Music është duke përdorur Siri. Asistenti do tu tregojë sit ë luhen këngë specifike, albume ose lista të këngëve.
Sinkronizoni muzikën që keni, por mos e fshini
Apple Music mund të skanojë librarinë tuaj të muzikës dhe ta vendosë në iCloud Music Library duke ju ofruar akses nga të gjitha pasjisjet.
Dëgjoni muzikë offline
Pika ku gjithçka tek shërbimi ‘streaming’ çalon është pamundësia e dëgjimit të muzikës online. Apple Music ju mundëson të shkarkoni kopje të të gjitha këngëve, albumeve dhe listave të këngëve. Poashtu, nuk ka kufizim të sasisë dhe kohës për të cilën mund ti dëgjoni ato këngë.
Kërkoni këngë të reja, ose lërini ato t’ju zgjedhin juve
Nuk ka kufizime në mundësitë për të eksploruar këngë të reja përmes aplikacionit të ri. Për të gjitha prodhimet e reja ka listë, poashtu për këngë më të mira dhe ndarje tjera duke shfrytëzuar çelësa të ndryshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=mLJwPA1rF7Y
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.