Garuesit kosovarë që përfaqësuan vendin në Kampionatin Ballkanik në Bodybulidng dhe Fitness kanë arritur që të kthehen me pesë medalje, prej tyre tri të arta dhe dy të argjendta.
Në garën e zhvilluar në qytetin Dobreta – Turnu Severin të Rumanisë, gjatë kësaj fundjave, medaljen e artë për senior e fitoi Kushtrim Bajkraktari në kategorinë bodybuilding (– 80 kg), teksa i njëjti e ka fituar edhe kupën në kategorinë absolute njëkohësisht duke u shpallur
“Garuesi më i mirë i kampionatit”.
Medalje të arta fituan edhe Granit Kuleta (-90) kg dhe Arton Koci në kategorinë “Classic”. Teksa medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20 të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.
Pjesëmarrjen e ekspeditës së Kosovës në Kampionatin Ballkanik e ka përkrahur edhe Komiteti Olimpik i Kosovës duke dhënë në shfrytëzim veturën për udhëtim.

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.