Lajmet e fundit
Në Botërorin e Notit në Rusi, plot pesë notare kanë dalë në podiumin fitues në një garë të vetme, pasi tri nga to morën medaljen e bronztë, në një barazim të çuditshëm.

Kanako Watanabe e para preku finishin duke lënë prapa amerikanen Micah Laërence në pozitën e dytë. Ndërsa, vendin e tretë e morën tre notare, Jessica Vall, Rikke Moller Pedersen dhe Jinglin Shi.
Mirë që podiumi është mjaftueshëm i gjerë, pasi llogaritet edhe për ekipe, përndryshe nuk do të kishte vend për tre notare në një pozitë medaljeje.