Një qytetar kosovar në veri të Mitrovicës, është rrahur nga pesë persona.
Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘’Kral Petri’’, ndërsa ngjarja është duke u hetuar nga autoritetet me urdhër të prokurorit, transmeton klankosova.tv.
''Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga 4/5 persona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.