Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy automjeteve në dalje të fshatit Llabjan të Novobërdës.
Klankosova.tv ka raportuar për aksidentin në fjalë, me fotografi nga vendi i ngjarjes.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka theksuar se janë shkaktuar edhe dëme materiale në të dyja mjetet.
Ai tha se Njësiti i Trafikut Rajonal është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.