Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
"Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.
Për këtë aksident Klankosova.tv ka raportuar më herët./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.