Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave rrugës për Shkugëz të Gjakovës.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugëve "Bujar Roka" dhe "Ymer Pula" në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale është raportuar për pesë persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore”, tha ai.
https://klankosova.tv/aksident-i-rende-ne-gjakove-nje-veture-rrokulliset11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.