Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë si pasojë e virusit korona dhe janë regjistruar 142 raste të reja, transmeton Klan Kosova.
Instituti i Shëndetësisë Publike në Maqedoni të Veriut bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 98 pacientë nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë testuar mbi 163 mijë persona, ku prej tyre 15 mijë e 555 kanë rezultuar pozitivë, të shëruar 12 mijë e 994 persona dhe raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe 1,919.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.