Shumë njerëzve iu pëlqen të hanë meze të lehtë. Nëse bëhet fjalë për të ngrënë mes vakteve ose në mbrëmje gjatë relaksimit, njerëzit kërkojnë ushqime të ndryshme. Edhe pse shpesh nuk ndodh kështu, shumë njerëz duhet t'i zëvendësojnë ushqimet më të njohura si patatinat, biskotat, çokollata dhe ushqime të ngjashme me alternativa më të shëndetshme, si arrat.
Mjekja Deborah Lee thekson se ngrënia e tepërt e ushqimit ndikon në oreksin dhe “mund të rezultojë në anashkalimin e vakteve”. Konsumimi i ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë çon në rritjen e dëshirave për ushqime të tilla dhe zë vendin e ushqimeve të shëndetshme. Lee veçoi pesë ushqime që sipas saj janë zgjedhjet më të këqija për një meze të lehtë.
Shumë njerëz i hanë këto ushqime dhe sipas mjekes janë alternativa më e keqe
Patate të skuqura, biskota, ëmbëlsira, çokollatë dhe ëmbëlsira si akullorja janë në listën që përzgjodhi mjekja. Sipas Lee, këto janë "ushqime me shumë kalori që kanë pak ose aspak vlera ushqyese. Megjithatë, ato janë shumë të shijshme dhe të pasura me sheqer, yndyrë dhe kripë".
Gjithashtu, ekziston rreziku për t'u bërë i varur nga ushqime të tilla, thekson Lee, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Ajo rekomandon që njerëzit të ndalojnë gjithnjë e më shumë këto ushqime dhe t'i zëvendësojnë ato me alternativa të shëndetshme që përmbajnë lëndë ushqyese.
"Konsumoni ushqime që janë të pasura me proteina, fibra, drithëra, fruta dhe perime. Arrat dhe farat përmbajnë sasi të larta të antioksidantëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm", përfundon Lee, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.