Kampionati Europian i të rinjëve dhe grup moshave nën 15 ,cili u mbajtë nga 22 deri nw 29 korrik në Itali, e ka nxejrrur Turqinë fituesen e 11 medaljeve ari , 22 medalje argjendi dhe 18 medalje bronzi.
Atletët kombëtarë turq u bënë grupi më fitimprurës në historinë e peshëngritjes turke njofton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.
"Atletët tanë kanë bërë pothuajse histori në Itali", tha Tamer Taspinar, kryetar i Federatës së peshëngritjes në Turqi.
Në një deklaratë të hënën, Federata e Peshëngritjes së Turqisë bënë me dije se 16 meshkuj dhe 16 femra nga Turqia morën11 medalje ari, 22 argjendi dhe 18 medalje bronzi në kategoritë e të rinjwve.
Ndërsa ekipi kombëtar i vajzave nën 17 vjeç doli në vendin e parë me 558 pikë, Gjeorgjia e dyta me 534 pikë, e ndjekur nga Italia me 511 pikë.
Turqia zuri vendin e tretë në kategorinë e djemve nën 17 vjeç me 343 pikë, të mposhtur nga Rumania me 393 dhe Azerbajxhan me 390 pikë.
Ndërsa edhe ekipi i vajzave nën 15 vjeç bënë me dije AA, u tregua i suksesshëm duke zënë vendin e parë me 554 pikë, ndjekur nga Italia me 468 dhe Azerbajxhan me 409 sosh, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.