Pamjet e kamerës kapën momentin kur një peshkaqen sulmoi një burrë që po peshkonte nga kajaku i tij pranë ishullit Oahu në Hawaii.
Scott Haraguchi, i cili u largua i padëmtuar nga incidenti, postoi videon në YouTube.
Ai tha se fillimisht mendonte se kafsha ishte breshkë, përpara se të kuptonte se sapo kishte pasur një takim shumë të afërt me një peshkaqen.
“Ishte tepër fat i keq, por tepër fat për ta kapur atë moment”, tha ai për stacionin televiziv lokal KITV, transmeton Klan Kosova.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=m5zHtOEP9bU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.