Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së Rock-ut, Elvis, është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një arrest të dyshuar kardiak, kanë raportuar mediat amerikane.
Këngëtarja 54 vjeçe u gjet e shtrirë në shtëpinë e saj në Kalabasas të Kalifornisë, deklaruan burimet për gazetën amerikane TMZ, transmeton Klan Kosova.
Departamenti i Emergjencës së Qarkut në LA tha për CNN se reaguesit e urgjencës ishin dërguar në një adresë në qytet. Por nuk pranuan të thonë se kush ishte pacienti.
Megjithatë, nëna e Presley-t, Priscilla, më vonë konfirmoi se ishte vajza e saj.
"Vajza ime e dashur Lisa Marie u dërgua me urgjencë në spital. Ajo tani po merr kujdesin më të mirë. Ju lutemi lutuni për të dhe familjen tonë. Ne i ndjejmë lutjet nga e gjithë bota dhe kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe", shkroi ajo në Twitter.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.