Komediani i njohur amerikan, Pete Davidson, me sa duket po e fshin të kaluarën me ish të dashurën e tij, yllin televiziv, Kim Kardashian.
Paparacët kanë shkrepur disa fotografi të Davidson pas xhirimeve të serialit të tij të ardhshëm “Bupkis”, teksa vëmendje morri një fashë mbi gjoksin e komedianit, ku dikur kishte një tatuazh kushtuar Kardashian.
“Vajza ime është një avokate”, ishte tatuazhi i gdhendur në trupin e Pete, kushtuar Kim, e cila ka mbaruar studimet juridike.
Ky nuk ishte i vetmi tatuazh që Pete i kishte kushtuar Kim-it, ai kishte vulosur dashurinë e tij për yllin e modës, teksa kishte në trupin e tij edhe inicialet e emrave të fëmijëve të Kardashian.
Kim i quajti tatuazhet e tij shumë të lezetshme, por gjithashtu i arsyetoi ato duke thënë se shumica e njerëzve zakonisht bëjnë tatuazhe të reja, duke u bazuar në atë që po ndodh në jetën e tyre, kështu që kishte kuptim për Pete.
Davidson dhe Kardashian kanë përfunduar lidhjen e tyre, disa muaj më parë.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.