Punën e ndalën katër ditë rresht si pakënaqësi që s’u dolën rrogat, javën e shkuar.
E pikërisht me mjete financiare do të sanksionohen 151 minatorë të gjigantit metalurgjik ‘Trepça’ që bojkotuan punën e që po thuhet se shkaktuan dëm ditor rreth 50 mijë euro. Nga 176 euro pritet të pësojnë punëtorët grevist, pas konsultimit edhe me zyrën ligjore.
Këtë veprim po e kundërshton fort Sindikata e ndërmarrjes, që arsyeton minatorët se kërkuan veç të drejtën e tyre. Një ndëshkim të tillë, minatorët e patën edhe në qershor, kur iu hoqën mëditjet për një ditë, teksa apelojnë që veprime të tilla të mos përsëritën.
Masat diskriminuese po i cilësojnë edhe avokuesit e lirive të njeriut që thonë se grevën e lejon ligji.
https://www.youtube.com/watch?v=XERI8PkoHAk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.