Ryan Lochte, pas denoncimit se ishte rrëmbyer gjatë Rio 2016, është pezulluar me 10 muaj nga Komiteti Olimpik Amerikan, për shkak të skandalit që shkaktoi.
Nga vendimi i marrë, Lochte nuk do të mundë dot të jetë pjesë e kampionatit botëror të notit që do të zhvillohet në Budapest vitin e ardhshëm.
Notari në këtë mënyrë duhet të paguajë mashtrimin e berë, ku kërkonte të fshihte aktin vandal të tij dhe të tre shokëve të tij të skuadrës Amerikane.
Gjithcka nisi më 14 gusht ku Rayan Lochte u përfshi në disa vepirme të dhunshme në një stacion shërbimesh e më pas bëri një denoncim ku pretendonte se ishte rrëmbyer.
Autoritet policore braziliane nisën menjëherë hetimet dhe në fund rezultoi se denoncimi i tij ishte i pavërtetë, kjo falë edhe kamerave të sigurisë ku ishte filmuar notari.
Lochte gjithashtu duhet të vuajë dhe largimin e të gjithë sponsorve pas skandalit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.