Studentet banuese në Konviktin 5, në Qendrën Studentore, janë ankuar se recepsionisti që u pezullua nga puna një ditë më parë, tash e dy muaj i ka shqetësuar me shkrime në mesnatë, e me trokitje në dyert e dhomave.
Madje, për televizionin, dy prej tyre, tregojnë edhe se ka pasur raste kur i njëjti i ka pritur edhe jashtë objektit.
Nga Qendra Studentore, kanë deklaruar se komisioni disiplinor ka marrë fillimisht masën e pezullimit deri në përfundimin e hetimeve.
Veprimi i menjëhershëm i institucionit rriti ndjenjën e sigurisë sipas studentëve, teksa nga Parlamenti Studentor u kërkua që në procesin disiplinor të mos jetë vetëm recepsionisti, për të cilin në rast se kthehet në punë paralajmëruan protesta.
https://www.youtube.com/watch?v=GZh_y2aVtu0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.