Softueri për manipulim të imazheve, Adobe Photoshop, ka krijuar katër aplikacione për pajisjet Android.
Këto aplikacione janë Adobe Photoshop Mix, Adobe Shape CC, Adobe Brush CC dhe Adobe Color CC. Natyrisht për ti përdorur duhet të abonoheni tek shërbimet Creative Cloud të Adobe.
Photoshop Mix u mundëson manipulimin e imazheve duke i prerë, ndryshuar ngjyrat, kontrastin dhe bashkuar dy ose më shumë foto etj.
Adobe Shape CC që duke marrë si bazë foton e një objekti të krijoni ose modifikoni lehtësisht grafikët e vektorit nga ai.
Adobe Brush CC ju lejon të shkrepni një foto dhe e transformon atë në një furçë të veçantë që mund të përdoret më vonë tek aplikacionet Photoshop dhe Illustrator të Adobe.
Adobe Color CC ju mundëson të shkrepni një foto dhe pastaj të krijoni paletën e ngjyrave duke analizuar foton.
Aplikacionet mund të shkarkohen pa pagesë, por për përdorim të tyre duhet të abonoheni tek Adobe CC.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.