Një autoportret nga Frida Kahlo theu rekord për çmimin më të lartë të paguar për një vepër arti të Amerikës Latine, kur u shit në ankand për 34.9 milionë dollarë.
Nga Sotheby's New York thanë se piktura Diego y yo, u përfundua në vitin 1949 dhe ishte një nga autoportretet e fundit të pikturuara nga artistja meksikane para vdekjes së saj në moshën 47-vjeçare në vitin 1954. Piktura është një interpretim i martesës së dytë të Kahlos me muralistin meksikan, Diego Rivera.
U bë e ditur se piktura u hodh në ankand nga një shitës anonim dhe u ble për 34.9 milionë dollarë nga koleksioni Eduardo F. Costantini.
Piktura, e cila më parë ishte shitur në ankand për 1.4 milionë dollarë në vitin 1990, theu rekordin për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.
"Frida është tani në listën e dëshirave të koleksionistëve që mbledhin kryevepra të mëdha të artit modern", tha për New York Times, Brooke Lampley, kryetarja e Sotheby's dhe shefja botërore e shitjeve të arteve të bukura në mbarë botën.
Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2018, kur një pikturë e Rivera u shit për 9.76 milionë dollarë.
https://www.youtube.com/watch?v=jg2JMKyDa1o
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.