Të shtunën dhe të dielën, 17 dhe 18 shtator, janw zhvilluan ndeshjet e javës së pestë të kampionatit ekipor të Kosovës në pingpong për vitin 2016, njofton Klan Kosova.
Tash e tutje lojtarët do të luajnë garat ekipore në pajisjet e reja nga prodhuesi STAG, sponsori zyrtar i pajisjeve të FPPK-së.
Të shtunën u zhvilluan ndeshjet e xhiros 12, 13 dhe 14 të Ligës së Juniorëve. Të gjitha ekipet patën paraqitje të mirë, duke treguar kështu se janë përgatitur mirë për sezonin vjeshtor.
Ndeshja më interesante ishte ajo ndërmjet Lidhjes së Prizrenit II (j) dhe Hasan Prishtinës (j), ku djelmoshat e rinj nga Prizreni i bënë rezistencë ekipit nga Vushtrria që konsiderohej favorit, fituesi u bë i ditur pas 2 orë e gjysmë lojë.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.