Kosova do të jetë nikoqire e Austrisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian të Pingpongut "2017 ITTF European Table Tennis Championships", njofton Klan Kosova.
Pas ndeshjes kundër Uellsit muajin e kaluar, Kosova te martën, me 13 dhjetor, do të jetë nikoqire e Austrisë në Prishtinë. Kosova, Austria dhe Uellsi janë në grupin F, në "Championships Division" në ekipin e femrave.
Reprezentacioni i femrave të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistet nga Austria, ndeshje e rëndësishme për kualifikime në Kampionatin Europian 2017.
Austria është njëra ndër favoritet e grupit F, por edhe kandidate serioze për kampionatin europian 2017.
Kosova ka zhvilluar dy ndeshje deri me tani, njërën si mysafire e Austrisë dhe tjetrën si vendase kundër Uellsit.
Austria po i prin grupit me 6 pike te tubuara, Uellsi me 4 pike si dhe Kosova me 2 pike.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.