Pingpongistët kosovarë, Vlona Maloku dhe Linor Çitaku kanë fituar çmimin e Fair Play në botë për vitin 2015.
Çmimi iu është dhënë atyre në gala mbrëmjen e organizuar në Lisbonë me rastin e zgjedhjes së më të mirëve për vitin 2015.
Gjesti që bënë pingpongistët kosovarë iu ra në sy drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut, pasi ata kishin huazuar reketët e tyre rezervë kolegëve të tyre nga Kenia në ditën e parë të kampionatit botëror, pasi ata kishin dështuar në testimin e tyre.
Ky vlerësim ka bërë krenar edhe Federatën e Pingpongut të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=ek8vVPUTQrg

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.