Pink do të shkojë në turne në vitin 2023.
Këngëtarja 43-vjeçare do të performojë në të gjithë Amerikën e Veriut në turneun e stadiumit Summer Carnival.
Pink-ut do t'i bashkohen të ftuarit specialë Brandi Carlile, Pat Benatar dhe Neil Giraldo, shkruan billboard, transmeton klankosova.tv.
Pjesa e Amerikës së Veriut të turneut fillon më 24 korrik në Toronto, Kanada dhe përfundon më 9 tetor në Phoenix, Ariz.
Biletat dalin në shitje më 21 nëntor.
"Ju jeni në Amerikën e Veriut! Shihemi vitin e ardhshëm", shkroi Pink në Instagram.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.