Futbollisti Gerard Pique nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit të Shakirës.
Mediat e huaja raportojnë se Pique nuk kishte mundur të as të qëndronte në takimin që ishte me Shakirën, ku diskutonin për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh, lojtari katalanas kishte shpresuar që të premten t'i jepte fund këtij zhvillimi.
Megjithatë, sipas La Vanguardia, Pique është i nervozuar me Shakirën pasi thotë se i vendos pengesa të shumta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në kuadër të divorcit.
Ata të dy janë duke shpresuar se do të arrijnë vet një marrëveshje të kujdestarisë për fëmijët, pa u caktuar gjyqtari, shkruan Marca, transmeton KlanKosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.