Atleti olimpik Oscar Pistorius është shpallur fajtor për vrasje, pasi Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Afrikën Jugore, që e pati gjetur fajtor për vrasje pa paramendim.
Oscar Pistorius e ka vrarë të dashurën e tij Reeva Steenkamp në qershor të vitit 2013, duke e qëlluar katër herë përtej derës së mbyllur të tualetit, transmeton Klan Kosova.
Ai për momentin është nën arrest shtëpiak, pasi ka vuajtur vitin e parë të dënimit të tij paraprak pesëvjeçar në burg.
Gjykata Superme e Apelit në Afrikën Jugore ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk e ka përdorur rregullën Dolus Eventualis – nëse Pistorius e ka ditur që vdekja do të ishte rezultat i veprimeve të tij.
Dënimi minimal për një vrasje në Afrikën Jugore është 15 vjet, por i mbetet gjykatës të vendosë.
Ligjet në Afrikën Jugore nuk lejojnë që dikush që është i dënuar më shumë se pesë vjet të qëndroj në burg shtëpiak, prandaj Pistorius do të kthehet në burg.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.