Tenisti serb Novak Gjokoviq, ka marrë vëmendjen e opinionit publik pasi atij i është pamundësuar pjesëmarrja në "Australia Open", për shkak të mosmarrjes së vaksinës anti-COVID.
Rasti i tij aktualisht o trajtohet në gjykatë.
Tenisti serb po kërkon që të fitojë të drejtën e tij për të marrë pjesë në turneun prestigjioz.
Por, Qeveria e Australisë është kundër lejimit të tenistit serb për shkak se sipas tyre ai i ka shkelur rregullat.
Lidhur me këtë ka nisur dëgjimi nën kryesimin e gjyqtarit federal Anthony Kelly.
Pas kësaj pritet të vendos nëse do të lejohet ose jo pjesëmarrja e tij në garën prestigjioze.
Palët kanë nisur të paraqesin argumentet e tyre.
Avokatët e Novak Gjokoviqit, pretendojnë se hyrja e tij në vend duhet të lejohet sepse tenisti numër 1 në botë kishte dalë pozitiv me COVID-19 në 16 dhjetor dhe e kishte kaluar atë.
Në anën tjetër sipas raportimit të mediave po në të njëjtën datë tenisti serb ka marrë pjesë në një eveniment publik.
Por, formulari i përjashtimit të vaksinimit të vendit thotë se një infeksion i mëparshëm “nuk është një kundër indikacion për imunizimin”, theksuan avokatët e Ministres së Punëve të Brendshme Karen Andrews.
Ata gjithashtu hodhën poshtë një argument të veçantë se tenisti u trajtua në mënyrë të padrejtë sepse atij iu bë presion që të linte një agjent kufitar të merrte një vendim për vizën e tij pa i dhënë atij kohë shtesë për të pushuar dhe për t’u konsultuar me avokatët e tij.
Në fakt, thanë ata, lojtari kishte një mundësi të gjatë për t’ia shtruar çështjen agjentit kufitar dhe ai kishte kontaktuar më parë me avokatët e tij.
Mbetet të shihet se si do të vendos lidhur me rastin gjykata.
Nëse gjyqtari do të vendosë në favor të Djokoviq, ai duhet të kufizohet tek pjesa e anulimit të vizës, thanë avokatët, dhe do të ishte ende e hapur për kontrollin kufitar për të marrë “një vendim tjetër anulimi”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.