Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Siç raporton a2cnn, gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar në gjoks me armë zjarri, transmeton klankosova.tv.
Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare ndodhen në vendngjarje.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.